Bebe Rexha sjell klipin e ri (Video)

Këngëtarja shqiptare që po ndërton karrierë në SHBA, Bebe Rexha, ka ardhur me videoklipin e saj më të ri.

Kënga quhet “I’m Gonna Show You Crazy” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e saj.

Kjo këngë u lansua në muajin dhjetor, kur këngëtarja pati publikuar brenda një dite dy këngë (së bashku me këngën “Gone”).

“I’m Gonna Show You Crazy” përfshin elemente të muzikës elektronike, derisa vërehet edhe ndikimi ‘indie’, me Bebe që shpërthen në interpretimin e vargjeve të shkruara vetë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button