Nuk ka azil për kosovarët në Austri

Këshilli i Ministrave të Austrisë ka miratuar sot një amendament të ligjit për të huajt, me të cilin do të përshpejtohen procedurat e azilit për njerëzit që konsiderohen se vijnë nga vende të sigurta.Refugjatët të cilët vijnë nga vendet e treta dhe që konsiderohen si vende të sigurta (si për shembull, Kosova) nuk do të marrin azil.

Kështu është vendosur sot paradite nga Këshilli i Ministrave, të cilët miratuan amendamentin e ligjit për të huajt, bëjnë të ditur mediat austriake.

Kjo është mënyra më e mirë për të shkurtuar kërkesat për azil, për të cilat nga tash e tutje vendimi do të merret në mënyrë të shpejtë, brenda dhjetë ditësh.

Në instancën e parë azilkërkuesit e refuzuar do të mbeten pa përkujdesje të shtetit austriak dhe ata mund të mbesin në rrugë.

Megjithatë, ka dy përjashtime: Nëse personat e atakuar shprehin gatishmërinë për kthim vullnetar, ata mund të vazhdojnë të marrin mbështetje, ndërsa ata që nuk u përmbahen procedurave ligjore edhe mund të paraburgosen, transmeton albinfo.ch.

Lajme të ngjashme

Back to top button