Fontanat e mermerta, inaugurojnë sheshe të reja

Fontanat e mermerta, inaugurojnë sheshe të reja në kryeqytetin e mbushur me statuja të lara me bronzë. Pikërisht në festën  e Shën Mërisë, u lëshua në përdorim sheshi i ri “Shën Mëria e shenjtë”.

Fontanat e mermerta mbajnë statuja jo të vogla, të lara në bronzë, që i përfaqësojnë figurat e shenjta kishtare.  Një hapësirë prej 320 metrash katrorë, përveç shkëlqimit të mermertë dhe rregullimit të përkryer do të shërbejë edhe për ndërtimin e bibliotekës  dhe të qendrës së arqipeshkvisë së Kishës Ortodokse Maqedonase. Një vështrim i hedhur mbi këtë hapësirë nuk te jep vetëm ndjesinë e një vendi atraktiv, por edhe funksionalitetin e një plani urbanistik që e rregullon jetën urbane vetën në pjesën maqedonase.  Sipas një reportazhi të gazetës greke “Kathmerini”, tendenca e Qeverisë për ta ngritur vetëdijen maqedonase me heronj të huaj, i tregon qëllimet e errëta me të cilën janë mbështjellë këta projekte. Për kryeqytetin që dikur ishte qendër e lëvizjeve shqiptare, nuk janë vetëm heronjtë problem i bashkëjetesës. Shndërrimi i kryeqytetit në një vend të veprave unikate të ortodoksizmit është një hije e rëndë përballë lagjeve të ngulfatura ku jetojnë shqiptarët. 

Si perceptohet kjo nga qytetarë shqiptarë, të cilët nga qytetet e tyre të shndërruara në “geto”, ku lulëzon mafia urbane, shëtisin nën hijen e statujave të larta dhe flladit të fontanave të mermerta.

Lulzim Ismaili, bënë një krahasim me qytetin e tij, Tetovën. Duke i shikuar me zili hapësirat e mëdha dhe të rregulluara të kryeqytetit, thotë se ja vlen të ikësh qoftë edhe për një ditë nga qyteti ky çdo pëllëmbë toke është uzurpuar nga mafia urbane. Më vjen keq thotë ai që jemi larg këtyre standardeve të rregullimit urbanistik.

Një qytetar tjetër nga Shkupi, Ajet Selimi, thotë se krahasuar me vendbanimet shqiptare, pjesa maqedone përfaqësonë një botë tjetër. Ne, thotë ai, përballemi edhe me mungesën e hapësirës për  të jetuar, ndërkohë që në pjesën tjetër të Shkupit lulëzojnë sheshet e reja.

Shumë qytetarë shqiptarë nuk mund të pajtohen me faktin që  ndërtimet  në pjesën maqedonase, përfaqësuesit e politikës shqiptare mundohet t’i arsyetojnë me projekte të vogla për shqiptarët, që janë vetëm simbolike.

Trendi i ndërtimeve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, do të vazhdojë me të njëjtën ide e cila i mbulon qëllimet e errëta të qeverisë Gruevski. Një garancë më tepër për këtë është edhe arka shtetërore e mbushur nga kapitali i kurbetçarëve shqiptarë. Vetë guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogoev, pranoi shumën e parave te grumbulluar nga shqiptarët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button