Për tre ditë 24 aksidente komunikacioni në rajonin e Shkupit

­ Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Qyteti të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 24 aksidente komunikacioni. Të premten, më 17 prill, është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente komunikacioni, Prej tyre, shtatë janë me pasoja dëme materiale dhe dy janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore ka marrë një bashkudhëtar, një drejtues i motoçikletës dhe një drejtues mopedi. Të shtunën, më 18 prill, është kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente komunikacioni. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe dy janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre shoferë të automjeteve, dy bashkudhëtarë dhe një drejtues i mopedit. Të dielën, më 19 prill, është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente komunikacioni. Prej tyre, katër janë me pasoja dëme materiale dhe dy janë me pasoja lëndime të lehta trupore ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar pesë persona.

Ka ndodhur edhe një fatkeqësi hekurudhe ku jetën e ka humbur një person në orën 22 e 37 minuta në hekurudhën Shkup-­Kumanovë në lagjen Autokomandë rreth 50 metra nga sinjali hyrës në stacionin hekurudhor Shkup. Në aksident kanë marrë pjesë treni ndërkombëtar i udhëtarëve dhe një këmbësor, i lindur në vitin 1992. Nga lëndimet personi në vendngjarje ka ndërruar jetë.

Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe janë sanksionuar 48 shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit, 22 prej tyre kanë lëvizur me automjet me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë në vende të banuara, 42 shoferë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë larguar nga komunikacioni, 47 shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonat celularë derisa kanë drejtuar automjetin, 35 këmbësor kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësor, por kanë kaluar rrugën me sinjalizim të kuq për këmbësorë, si dhe gjashtë shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, respektivisht nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 91 automjete të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button