‘Të gjitha meritat i ka Mazzarri’

Lojtari i Interit, Ricky Alvarez ka thënë se të gjitha meritat për ringjalljen e Nerazzurëve, i takojnë trajnerit Mazzarri i cili është duke bërë një punë fantastike.

“Unë mendoj se ne të gjithë i kemi idetë e qarta se çfarë jemi duke bërë me Mazzarrin. Si lojtar, ju keni avantazh nëse futeni në fushë dhe di se çfarë duhet të bësh, ku janë bashkëlojtarët e tu dhe si të luajmë të bashkuar”.

“Unë mendojs e gjëja më e rëndësishme që Mazzarri ka bërë këtu, është se tani ne kemi filluar të ndihemi si një klub. Ne tani jemi duke marrë shpërblimin për punën e madhe që kemi bërë në parasezon”, ishin fjalët e Alvarez.

Lajme të ngjashme

Back to top button