Daçiq: Të shtëna në të ardhmen e Serbisë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se sulmi në EULEX në veri të Kosovës paraqet akt ekstremist, e jo patriotik, i cili i sjellë dëm Serbisë në përgjithësi.

Ai ka theksuar se vrasjen e policit të EULEX-it në Zveçan e dënon ashpër tërë Qeveria e Serbisë.

“Kjo nuk është e shtënë në EULEX, por në ardhmërinë e popullit serb në Kosovë, në ardhmërinë e Serbisë dhe qytetarëve të saj. Sulmi në EULEX dhe KFOR? Çfarë perspektive ka populli serb në Kosovë me këto kushte? Ata që e kanë bërë këtë janë armiqtë e Serbisë”, ka thënë Daçiq, raportin B92.

Sipas tij, një ‘çmenduri e tillë ekstremiste’ mund të cenoj paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Ky është dëm i madh në interes të Serbisë, para se gjithash të popullit serb në Kosovë dhe qeveria e dënon ashpër një akt të tillë”, ka thënë Daçiq në konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm çek, Jan Kohout.

Ai ka shtuar se Serbia tashmë i ka ofruar ndihmë EULEX-it në gjetjen e fajtorëve dhe i ka shprehur ngushëllime EULEX-it, qeverisë lituaneze dhe familjes të të vrarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button