Shën Petersburg, rritet flutura më e madhe në botë

Një eksperiment unik po kryhet në Muzeun e fluturave “Parajsë Tropikale” të Shën Petersburgut.

Për herë të parë në Rusi atje po përpiqen të rrisin artificialisht vemjen e fluturës më të madh të natës në botë Attacus Atlas.

Shkencëtarët kanë krijuar një “qendër perinatale” të vërtetë në muze dhe kanë përgatitur racionin e ushqimit. Tani vemja është duke e rritur shpejt peshën trupore.

Pas shndërrimit të saj në flutur ajo nuk do të ketë as gojë, as hundë. Flutura do të ushqehet vetëm me rezervat e veta ushqimore. Prandaj jeta e gjigandit është e shkurtër.

Lajme të ngjashme

Back to top button