Eurodeputetja Fajon vjen në Maqedoni, do të bisedohet për vizat

Eurodeputetja e angazhuar për liberalizimin e vizave të vendeve nga Ballkani Perëndimor, Tanja Fajon, në deklaratë për korrespondentin e MIA-s nga Brukseli paralajmëron vizitë në Republikën e Maqedonisë javën e ardhshme, me theks në momentin se pret që dikush në Shkup ta pyesë edhe për mekanizmin qe e votoi Parlamenti evropian lidhur me heqjen e mundshme të regjimit pa viza.

Sipas Fajon, e cila bën pjesë në grupin e social-demokratëve në Europarlament, ardhja e saj në Maqedoni, së bashku me disa eurodeputetë të tjerë, është paralajmëruar për të hënën, ndërsa arsyeja është konferenca e përbashkët për transparencën ndërmjet PE dhe Kuvendit të Maqedonisë.

“Unë në Maqedoni vij si mike”, thotë Fajon. Së bashku me Eduard Kukan dhe kolegë të tjerë nga Parlamenti evropian, vijmë të hënën në konferencë të përbashkët me parlamentin e Maqedonisë në temën transparenca”, shton deputetja sllovene në shtëpinë ligjdhënëse evropiane.

Sipas Fajon, nuk ka asgjë spektakulare në vizitën e eurodeputetëve në Maqedoni, nga shkaku që kjo konferencë e përbashkët është caktuar që në maj të këtij viti dhe është pjesë e komunikimit të rregullt ndërmjet PE-së dhe Kuvendit të Maqedonisë.

“Nuk vijmë në kontekst të raportit të Komisionit evropian, as për Rezolutën e Europarlamentit. Shkak është konferenca me temë “transparencë” dhe nuk ka asgjë tjetër në tryezën e bisedimeve”, thotë Fajon.

Megjithatë, sipas deputetes nga Sllovenia në PE, ajo pret, si eurodeputete e angazhuar për liberalizimin e vizave të vendeve nga Ballkani Perëndimor, të pyetet dhe të bisedojë me dikë nga autoritetet e Maqedonisë lidhur me mekanizmin e miratuar nga ana e Europarlamentit për heqjen e mundshme të regjimit pa viza të Maqedonisë dhe të tjerave të cilave Bashkimi Evropian ua hapi dyert para disa viteve.

“Gjatë periudhës së kaluar, pas vendosjes së mekanizmit për suspendim të përkohshëm të mundur të regjimit pa viza, unë ua transmetova gjithçka duhet autoriteteve të Maqedonisë, me qëllim që të evitohet zbatimi i të njëjtit. Megjithatë, pres të bisedojmë edhe për këtë temë. Në Maqedoni vijmë të përçojmë porosi pozitive nga Brukseli”, përfundon Fajon në deklaratë për MIA-n.

Lajme të ngjashme

Back to top button