Rep skena ka standard…

Janë të suksesshëm, të pëlqyer dhe jeta e tyre tash e sa kohë është shënjestër e syve të publikut. E bashkë me këtë bagazh rep artistët tanë nuk mund të kalojnë pa u vërejtur edhe për veshjen e tyre.

Ndonëse më shumë për veshje komentohen këngëtaret, nuk mund të thuhet që edhe këngëtarët tanë nuk i japin rëndësi veshjes e besa edhe brendeve të shtrenjta botërore, shkruan Tribuna.

Kështu në shumë foto të publikuara nëpër faqe të ndryshme në internet shihet që disa nga emrat e njohur të skenës sonë si Geti, Agon amiga, Ledri e Cosman një rëndësi të veçantë i japin edhe pamjes së tyre të jashtme.

Firmat më të shpeshta që në trupin e tyre mund t’i shohim janë, Gucci e Hermes dhe shumë firma tjera që tregojnë një standard të lartë të rep skenës sonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button