Kosova e bën më së miri…

Ndonëse karriera e tyre artistike tashmë është shtrirë në Mal të Zi dhe Shqipëri, djemtë e grupit KGB synimin e ardhshëm e kanë skenën kosovare. Lideri i grupit Shkëlqim Ravja ka bërë të ditur për Tribuna që hapat e ardhshëm i kanë drejt Kosovës, që sipas tij është vend kyç për hip hopin shqiptar.

“Tani pretendojmë skenën kosovare. Është skena ku më së miri vlerësohet hip hopi. Nuk them që vlerësohet mënyra perfekt, por tek shqiptarët më mirë se në Kosovë nuk ka”, ka thënë Shkëlqimi fillimisht, duke shtuar se ata tashmë i janë përveshur punës për të sjellë risi.

“Aktualisht jemi duke u marrë me disa projekte të cilat pritet të kryhen kah gjysma e tetorit. Do të vijmë me këngë të reja të cilave do ia bashkëngjisim edhe klipet”. Ndërkaq grupi i cili përbëhet nga Shkëlqim Ravja, Genc Holli e Bahri Basha deri më tani kanë realizuar 25 këngë e janë shpërblyer me shumë çmime në Mal të Zi e Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button