Jurgen Klopp kërkon shkëputjen e kontratës

Një ‘termet’ ka goditur skuadrën e Borussia Dortmundit. Strategu i kësaj skuadre, Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit shkëputjen e kontratës, raporton Bild.

Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2018, por po synon që në fund të sezonit t’i thotë lamtumirë klubit, të cilin e shpalli dy herë kampion në Gjermani.

Skuadra e Dortmundit e ka ftuar një konferencë për media në ora 13:00, dhe sipas gjitha gjasave ka të bëj me të ardhmen e Kloppit.

Kandidat për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin është ish trajneri i Mainzit, Thomas Tuchel.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button