Radioja gjermane: Gruevski nuk e ka në plan që të ikë

Radioja gjermane informon për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni pas publikimit të bombave të liderit të opozitës Zaev dhe përfundon se Gruevski nuk e ka në plan që të ikë.

Tashmë me javë të tëra opozita në Maqedoni prezanton incizime audio nga biseda të përgjuara të pushtetit, shkruan Dojclandfunk në reportazhin për vendin.

“Bëhet fjalë për manipulime zgjedhore dhe korrupsion në stil të madh. Por as kërkesat për dorëheqje, as presioni prej jashtë tash për tash nuk sollën ndryshime në kursin: kryeministri Gruevski thjeshtë po e kapërcen krizën qeveritare”.

“Incizimi i ri ilegal nga bisedat e përgjuara, i ashtu quajtur bomba. Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i tij i transportit ankohen se nuk kanë arritur me kohë që ti manipulojnë zgjedhjet.

Falsifikimet zgjedhore, zgjedhja e gjykatësve në dorë, presionet- 15 biseda të përgjuara të kryeministrit Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij publikuan social demokratet maqedonas në javët e fundit. Qeveria po kryen keqpërdorime të mëdha”, tha Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button