Shpërthim në oborrin e një familjeje në Gostivar

Një shpërthim i fortë i shqetësoi banorët në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar pasi që një person i panjohur, sot në mëngjes, ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë me numër 43, pronësi i F.Z (64). Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm material.

Sipas SPB Tetovë, mjeti shpërthyes, respektivisht granata e dorës kashikara u aktivizua dhjetë minuta para orës 3. Pas ekspertizës së kryer  nga ana e ekipt të krim teknikës, u konfirmua dëmtim i automjetit të markës “tofash”, objekti i cili është përdorur si garazh, fasada e shtëpisë dhe dera e hyrjes.

Pronari dhe  i biri pas denoncimit të ngjarjes deklaruan se janë të befasuar, sepse  nuk kanë pasur probleme apo kërcënime. Dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth 200 mijë denarë.

Polica  punon në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button