Ahmeti: Politikanët të jenë të guximshëm për të marrë vendime për Maqedoninë

Mysafirë të lartë nga Brukseli, z. Jonas Jonson, Drejtor i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të BE-së dhe z. Terkel Petersen, Zëvendës Drejtor në drejtorinë përkatëse të Këshillit te BE-së vizituan sot selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, ku u pritën nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ahmeti njoftoi mysafirët për vizitat në Athinë, Sofje, Tiranë, Berlin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe bisedat me ndërmjetësin e OKB për çështjen e emrit, z. Matheë Nimetz.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian theksuan që agjenda e Brukselit për rajonin është inkurajuese, përfshirë zhvillimet midis Kosovës dhe Serbisë, përparimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe dialogu politik në Bosnje.

“Z. Jonson dhe z.Petersen theksuan mirënjohjen e tyre për rolin e kryetarit Ahmeti në tejkalimin e problemeve midis Kosovës dhe Maqedonisë, komisionin hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit, memorandumin parlamentar për Bashkimin Evropian dhe në përgjithësi për stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të rajonit.

Ahmeti theksoi që ky rajon ka nevojë për politika të qëndrueshme, dialog, kompromis dhe pajtim. Kryetari Ahmeti theksoi që kur është gjendur në udhëkryq për të zgjedhur midis ndarjes së vendit dhe integrimit, ai ka zgjedhur rrugën më të vështirë të krijimit të shtetit të përbashkët, port ë integruar në BE dhe NATO”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Ahmetit.

Ai ka theksuar që të gjitha përpjekjet i bën për t’iu shmangur rrugës së izolimit dhe për të ecur rrugës së integrimit. Kjo zgjedhje midis izolimit dhe integrimit sa vjen e bëhet edhe më e qartë dhe politikanët duhet të janë të guximshëm dhe të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Njëkohësisht, Ahmeti kërkoi angazhimin e drejtpërdrejt të Bashkimit Evropian në zgjidhjen e çështjes së emrit sepse ky k, kontest nuk është problem bilateral, por kërkon angazhim maksimal të komunitetit ndërkombëtar, sikur në rastin midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button