Thaçi: Besoj në kapacitetin e Edi Ramës për ti zgjidhur çështjet e shqiptarëve

Besoj në kapacitetin intelektual të Edi Ramës për ta çuar përpara çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve. Kështu u shpreh sonte kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pas një takimin me Jonas Jonson, Drejtor i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të BE-së dhe z. Terkel Petersen, Zëvendës Drejtor në drejtorinë përkatëse të Këshillit te BE-së.

“Besoj në kapacitetin intelektual të zotit Rama dhe pa mos dashur që atë ta fus llugave besoj se zoti Rama me atë bagazh dhe të dituri që e ka, çështjen e shqiptarëve jo vetëm të Shqipërisë do të arrijë ta shpalos para Bashkimit Evropian” tha Thaçi duke komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit shqiptar drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për ti respektuar të drejtat e shqiptarëve.

Ai informoi se në takim kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme në rajon.
“Fatkeqësisht konstatuam se Maqedonia është duke u ecur prapa dhe ne garantuam se PSDH-ja nuk do të jetë pengesë në rrugën euro-integruese të vendit “.

Kryetari i PDSH-së foli edhe për raportin e progresit të Maqedonisë që do të publikohet muajin e ardhshëm.

“Mendoj se nuk do të jetë i mirë, pasi që duken tash më pengesat e Maqedonisë. Kur kriset me top nuk dëgjohet pistoleta” tha mes tjerash Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button