Sa miliona funte ka fituar United?

Klubi i futbollit, Manchester United njoftoi se të ardhurat e saj në këtë vit fiskal deri më 30 qershor kanë shënuar rritje prej 13.4 përqind, përkatësisht ka arkëtuar 363.2 milionë funte.

Të ardhurat nga reklamat u rritën në 152.5 milionë funte (29.7 përqind), sponsorizime 90.9 milionë funte (44.1 për qind), ndërsa borxhi u reduktua në 389.2 milionë funte, përkatësisht 10.9 përqind.

Në njoftim shkruan se klubi United ka fituar 17.2 milionë funte, pagat në klub u rritën në 180.5 milionë funte (11.6 për qind), ndërsa të hyrat nga të drejtat televizive ranë me 2.3 për qind, përkatësisht 101.6 milionë funte.

Lajme të ngjashme

Back to top button