Nesër mbahet seanca me pyetje deputetësh, LSDM ndërpret bojkotin

Nesër Parlamenti do të mbajë seancë me pyetje të deputetëve. Këtë radhë, në seancën ku deputetët kanë të drejtë të pyesin pushtetarët për tema të ndryshme, do të merr pjesë edhe opozitarja maqedonase Lidhja Social-Demokrate  e Maqedonisë (LSDM).  

Pas ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar ku me dhunë u larguan deputetët e kësaj partie, LSDM ka vazhduar ti bojkotojë koordinimet te kryeparlamentari Trajko Veljanovski si dhe seancat me pyetje të deputetëve.

Nesër në seancë përpos deputetëve të mazhorancës do të merr pjesë edhe opozitarja Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila gjithashtu i bojkoton koordinimet te Veljanovski.

Seanca do të fillojë nga ora 11. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button