BFI: Dënon personat që pengojnë imamët të kryejenë obligimet fetare

Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoni shpreh indinjat të thellë dhe i dënon të gjitha ngjarjet të cilat kanë për qëllim të sfidojnë nëpunësit fetarë Islam në vend, gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve fetare në vende publike, siç janë xhamitë të cilat ngjarje shkaktojë dhunë dhe urrejtje në mes të qytetarëve në bazë të përkatësisë fetare.

“Me këtë rast u bëjmë me dije se Imami, Irfan Asanov si nëpunës fetar në marrdhënie të rregullt pune në fshatin Dobroshinci, Komuna Vasilevo më datë 21.07.2013 ka qenë i sulmuar fizikisht nga një grup fshatarësh. Rasti në fjalë ka qenë i paraqitur tek organet e rendit, megjithatë nuk është marrë ndonjë masë deri më tani. Me kalimin e kohës presionet dhe ngacmimet kanë vazhduar edhe më tej në adres të Imamit, Irfan Asanov, i cili më datë 15.09.2013 duke shkuar në xhami është sulmuar nga Bobi Veliçkov, i cili njëherit është nëpunës në Komunën Vasilevo. Edhe ky rast ka qenë i paraqitur deri në polici, po për fat të keq akoma nuk është ndërmarrë ndonjë masë që të nxirren para organeve të drejtësisë Veliçkov dhe personat të tjera që permanentisht e kanë sulmuar dhe e sulmojnë imamin e fshatit që thërret ezanin dhe hapë derën e xhamisë”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për informim pranë BFI-së.

BFI u bënë me dije të gjitha institucioneve se në rast se nuk nxirren para organeve kompetente dhe të dënohen personat që i ka tanimë të njohur MPB, atëherë do të detyohen që të bëjnë internacionalizim të këtij problemi.

Lajme të ngjashme

Back to top button