Edhe 200 vende të lira për “Mëngjes në urë”

Dhjetëra qytetarë presin rend që të paraqiten në pjesëmarrjen vjetore të “Mëngjesi në urë”. Deri më tani, janë paraqitur gjithsej 2300 qytetarë për mëngjesin e përbashkët i cili do të mbahet në Urën e gurit dhe në urën “Syri”.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit një person mund të merr vetëm një biletë. Aplikimi ka filluar më 10 shtator dhe do të vazhdojë deri më 19 shtator, prej orës 10 deri më 15, në pikën para “Pelisterit” në sheshin “Maqedonia”.

Drejtori i shkollës së mesme hotelierike “Lazar Tanev”, Zoran Nikollovski, theksoi se ekzistojnë dy grupe të nxënësve, të cilët së bashku me dy profesorë i regjistrojnë qytetarët. Ai thotë se 200 biletat e fundit do të shpërndahen gjatë ditës së nesërme.

“Kemi printuar 2600 bileta, 100 më shumë se sa ishte planifikuar. Gjithsej 60 bileta janë planifikuan tu jepen fëmijëve pa prindër. Biletat do tu dorëzohen drejtpërdrejt fëmijëve që të marrin pjesë në mëngjesin e ditës së diell”, deklaroi Nikollovski.

Nesër është dita e fundit e shpërndarjes së 200 biletave të mbetura. Në mëngjesin e organizuar do të marrin pjesë 2600 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button