Kërçova me Komision për marrëdhëniet ndëretnike

Qendra për zhvillimin e komunitetit në Kërçovë organizoi një tribunë më të cilën morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, shoqata civile, analistë politikë dhe përfaqësues të avokaturës së popullit. Qëllimi i kësaj tribune ishte të debatohet mbi çështjen e bashkëjetesës së qytetarëve në një shoqëri multietnike dhe të drejtat e tyre në një shtet demokratik. 

 “Komuna e Kërçovës në vazhdimësi zbaton parimin për bashkëjetesë dhe nuk bën dallime në mes qytetarëve duke ndërmarrë një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të gjithë. Në fjalorin tim, si kryetar komune, drejtësia sociale gjithmonë ka zënë një vend të veçantë dhe përgatisim strategji për funksionim më të mirë të administratës për të kyçur qytetarë të të gjithë komuniteteve në atë administratë. Jemi në proces e sipër të formimit të një Komisioni për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në qytet. Për fund, apeloj deri te të gjithë qytetarët për mirëkuptim dhe tolerancë ndërmjet vete si karakteristikë mjaftë e rëndësishme e mirëqenies së përbashkët sociale.” – tha Fatmir Dehari.

Diskutimin e vazhdoi zëvendës avokati i popullit, Daut Selimi, i cili foli për ndikimin e sjelljes së institucioneve në marrëdhëniet ndëretnike.
“Shteti dhe institucionet shtetërore, jo vetëm ligjet pozitive, por duhet t’i respektojnë edhe konventat dhe rregulloret ndërkombëtare që i ka ratifikuar Republika e Maqedonisë. Ligjet dhe të drejtat nuk shkelen dhe nuk respektohen vetëm nga institucionet shtetërore ose ato komunale por të gjithë institucionet janë të ndërlidhura njëra me tjetrën kështu që nëse bën shkelje njëri, ky proces shkon zinxhir.

Dëgjova kryetarin që tha se Komisioni për Marrëdhënie Ndëretnike është në formim e sipër kurse unë mendoj që ai duhet të ishte formuar më parë. Roli i atij komisioni është këshillëdhënës por shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe jo vetëm për Kërçovën si komunë multietnike”.

Më tej ai shtoi:  “Ekzistojnë disa institucione për të cilat disa komunitete as nuk dinë për ekzistencën e tyre. Në Kuadër të përfaqësisë së Ministrisë së Drejtësisë ekziston edhe dega e Avokatit të Popullit për qytetarët që kanë nevojë për një të tillë. Në institucionet e udhëhequra nga komuna, si shkollat, ato fillore dhe të mesme, duhet të bëhet më shumë për përfaqësim të drejtë të të gjithë komuniteteve, jo vetëm në punësim por në të gjitha sferat. Shembull tjetër është ndërmarrja komunale për pastrim dhe higjienë, “Komunalec” në të cilën ka shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut për punësim, duke u favorizuar vetëm njëri komunitet.

Në këtë komunë, ende nuk ka zbatim të drejtë dhe adekuat në punësim. Fëmijët në foshnjore dhe parashkollore nuk e kanë mundësin e edukimit edhe në gjuhën amtare dhe e njëjta gjendje është edhe në qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara. Këto qendra funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase.” – tha Selimi.

Në këtë tribunë si përfaqësues të shoqërisë civile ishte udhëheqësi e Civil, Qendrës për liri, me kryetarin, Xhabir Deralla, i cili tha që nëse duam që në vendin tonë diçka të përmirësohet duhet vazhdimisht të shprehim pakënaqësinë tonë nga institucionet dhe të presim që ato të përmirësohen.

“Nëse ne shprehemi plotësisht të kënaqur nga institucionet kam përshtypjen që ato do të vazhdojnë të mbeten ashtu si janë. Institucionet ekzistojnë për tu kujdesur për të gjithë qytetarët pa dallime etnie andaj s’ka asnjë arsyetim për gjendjen në të cilën gjendet Maqedonia prej shumë kohësh. Viti 2001 ishte kulmi kur marrëdhëniet ndëretnike u nxehën aq shumë ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha dhe këtë gjë, përveç tyre, e vuajtën shumë edhe komunitetet më të vogla të cilët nuk e dinin në cilin anë përkisnin.”
Diskutimi vazhdoi me mbikëqyrje të Drejtoreshës së Forumit të Shërbimit Civil Paqësor, Silke Maier Ëitt, Menaxheres së Forumit të Shërbimit Civil Paqësor, Kristen Shoenefi

Lajme të ngjashme

Back to top button