FIFA: Shqipëria e 57-ta, Maqedonia e 105-ta

Edhe pse reprezentacioni i Maqedonisë në futboll është në një krizë të madhe të rezultateve pozitive, në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA, barazimi në miqësoren me Australinë ka bërë që të përfitojë tri pozita dhe të renditet në vendin e 105-të me 312 pikë të grumbulluara.

Kombëtarja e Shqipërisë ka përparuar edhe më shumë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Fitorja me Armeninë është shpërblyer me 18 pikë nga FIFA duke bërë që Shqipëria të kaloi në pozitën e 57 në renditjen e përgjithshme.

Gjermania vazhdon të jetë lider në renditje, para Argjentinës, Belgjikës, Kolumbisë dhe Brazilit. Top 10-shja e FIFA përmbyllet nga Holanda, Portugalia, Uruguai, Zvicra dhe Spanja. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button