Trajanov: Nuk ka dilema se përgjimet janë nga burime vendase

Përgjimet janë nga burime vendase dhe për këtë nuk ka dilemë. Kështu ka deklaruar ish ministri i brendshëm dhe partner i koalicionit të Gruevskit, Pavle Trajanov por insiston në zgjidhje juridike të krizës politike që po e tronditë Maqedoninë.

Trajanov konsideron se kjo zgjidhje më së shpejti mund të arrihet nëpërmjet një procedure parlamentare dhe pastaj gjyqësore. Ai pohon se nuk ka kambiale me Gruevskin dhe se partia e tij ka marrëveshje me VMRO DPMNE-në për obligimet në koalicion. Megjithatë ai konsideron se kështu ata kanë hapësirë më të madhe për të vepruar dhe nëse largoheshin nga Kuvendi mund të margjinalizohen, nga mediat e kontrolluara të qeverisë.

Trajanov tha se lustrimi si proces politik është I manipuluar dhe duhet të ndërpritet menjëherë. Ai nuk pret që ndonjë kokë e sëmurë mund të përdorë plumba gome kundër qytetarëve në protesta çfarëdo qofshin ata, pasi që qëllimi I përdorimit të tyre është për dhunë dhe jo për protesta.

Lajme të ngjashme

Back to top button