Beyonce ‘çmend’ brazilianët, adhuruesi e rrëmben në skenë (Video)

Këngëtarja Beyonce Knowles çdo ditë e më shumë është duke i dëshmuar botës, që me bukurinë dhe talentin për këndim po e ‘çmend’ botën e në veçanti meshkujt. 

Gjatë një koncerti të mbajtur në Sao Paulo të Brazilit, Knowles për pak sa nuk përfundoi në prehrin e një burri kur iu afrua turmës për t’i përshëndetur.

32-vjeçarja ishte përkulur pranë masës dhe po këndonte, kur papritmas një adhurues i saj i flaktë kërceu dhe e rrëmbeu për ta përqafuar.

Por fatmirësisht situata u qetësua kur sigurimi intervenoi dhe e largoi nga ai njeri./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button