Fade dhe Color risitë e reja nga Instagram

Instagram duket se është një rrjet social i cili do të pasurojë aplikacionin e saj mobil me funksione të reja. Instagram njofton se tashmë do ti shtojë edhe dy veçori të reja, të quajtura: Fade dhe Color.

Kjo është një veçori e cila ju mundëson t’i zbehni hijëzimet dhe ta fokusoni fotografinë për ti imituar pamjet e filmave të vjetër.

Disa nga filterët e saj tashmë e kanë ofruar një mundësi të tillë, por të kufizuar, ndërsa opsioni i ri tani ju lejon të bëni rregullime edhe më të imëta të fotografisë, sipas dëshirës tuaj.

Color, në anën tjetër i rregullon hijet dhe e thekson fotografinë tuaj, që t’ua mundësoë krijimin e pamjeve të ngjashme me ato të fotografive të vjetra Polaroid, apo filmave të procesuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button