Lëndimet, Guradiola fajëson mjekët e skuadrës

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola i ka fajësuar mjekët e skuadrës të cilët sipas tij nuk po e bëjnë si duhet punën e tyre.

Shumë prej yjeve të Bayernit kanë patur lëndime të vazhdueshme dhe se kjo skuadër është njëra nga skuadrat që ka patur më së shumti lëndime nga të gjitha skuadrat në Evropë.

“Mos më pyetni mua asgjë. Unë nuk jam mjek, unë nuk di të jap terapi, nuk di të jap as këshilla mjekësore. Unë nuk jam fajtor që gjatë gjithë sezonit jam përballur me lëndime. Për më keq kanë qenë lëndime të përsëritura. I pyetni mjekët e skuadrës time se ku është problemi. Nga ana ime di të ju them se kjo nuk është në rregull dhe ne po vuajmë”, ka deklaruar Guadriola.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button