Ivanov në Samitin ekonomik euroaziatik që do të mbahet në Stamboll

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Maja Ivanova, prej sot e deri të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Turqi ku do të marrë pjesë në Samitin ekonomik të 18-të euroaziatik të Fondacionit Marmara që do të mbahet në Stamboll.

Ivanov do të ketë fjalim në hapjen solemne të samitit, ndërsa do të ketë fjalim edhe në sesionin e presidentëve me temë “Rruga deri te paqeja: Si shkon humaniteti?”.

Në forum është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentëve, kryeministrave, ministrave të mëparshëm dhe aktual, personalitete të theksuara nga jeta shoqërore dhe politike, sektori joqeveritar dhe biznes bashkësitë nga 40 shtete.

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri pa resor i angazhuar për tërheqje të investimeve të huaja Xheri Naumof dhe ministri pa resor Furkan Çako, të cilët do t’i prezantojnë volitshmëritë për investim në Maqedoni para biznesmenëve të cilët do të marrin pjesë në Forumin ekonomik euroaziatik. Në forum do të marrin pjesë edhe kompani nga Maqedonia.

Kjo është pjesëmarrja e pestë e presidentit Ivanov në Forumin ekonomik euroaziatik të Fondacionit Marmara, që organizohet çdo vit, duke filluar nga viti 1998.

Fondacioni Marmara është formuar në vitin 1985 dhe është pranuar nga ana e OSBE-së. Përmes kapaciteteve të saj këshidhënëse e prezanton Turqinë në Këshillin socio-ekonomik të KB-së. Fondacioni në mënyrë aktive është i inkuadruar në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim që të ndihmojë në maksimizimin e mundësive që i krijon procesi i globalizimit dhe minimizim të efekteve të tij negative.

Lajme të ngjashme

Back to top button