USHT e shënoi 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetësisë (FOTO)

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universiteti Shtetëror i Tetovës sot e shënoi 7 Prillin,  Ditën Botërore të Shëndetësisë. Për nderë të kësaj dite, Parlamenti Studentor i USHT-së, me përkrahje të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në amfiteatrin e këtij fakulteti organizoi një ligjëratë, me temë “Ndikimi i ushqimit, në shëndetin e njeriut”.

USHT DITA E MJEKESISE

Në ligjëratën që e mbajti Doc. dr. Lutfi Zulbehari, të pranishëm ishin: Rektori i USHT-së Prof. dr. Vullnet Ameti, Sekretari i përgjithshëm i USHT-së, Adem Beadini, stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe studentë të këtij fakulteti. Doc. dr. Lutfi Zulbehari tha se “qëllimi i kësaj teme ishte që ta motivojmë popullatën  dhe t’i vetëdisojmë për përdorimin e një lloj ushqimi sa më të shëndetshëm, për arsye se të gjithë jemi dëshmitarë se vitet e fundit  përveç ndotjes së ambientit që e kemi si top temë, në qytetin e Tetovës dhe rrethinë, nga ajri i ndotur që manifestohet tej mase  me paraqitjen e shkallës së lartë të karcinomit hullmonal, dëmtime të shëndetit të fëmijëve dhe foshnjave te sapolindura, hasim edhe me një problem tjetër, me ushqime të kontaminuara, për arsye se mungon edhe kontrolli i shtetit për hyrjen e ushqimeve të kontaminuara në tregu, ndaj apeloj  deri te institucionet  relevante përgjegjëse për këtë dukuri, që me një përgjegjësi sa më të lartë të bëjnë  kontrollimin e ushqimeve që hyjnë në shtet  si dhe  të prodhimeve vendore”.

USHT DITA E MJEKESISE

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, prodhimeve vendore, që automatikisht me konsumimin e tyre ne e dëmtojmë edhe shëndetin tonë. Qëllimi në konkluzion mund të themi të rritet vetëdija e qytetarëve dhe sa më tepër të merren masa preventive që të parandalohet kjo dukuri e shpeshtë e përdorimit të ushqimeve të kontaminuara, si dhe apeli deri te institucionet relevante, përgjegjëse për këtë dukuri, që me një përgjegjësi sa më të lartë të bëjnë kontrollimin e ushqimeve që hynë në shtet, si dhe të prodhimeve vendore”.Prof. dr. Nasir Bexheti tha se, me shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë duam të sensibilizojmë dhe informojmë popullatën në lidhje me rreziqet që mund t’i kanosen shëndetit të çdo individi, si pasojë e pakujdesisë ndaj ushqimeve. “Çdo vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon në zgjidhjen e sfidave dhe sëmundjeve më të shpeshta që paraqiten në popullatë, këtë vit slogani i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është ,,Sa i sigurt është ushqimi i juaj”, qëllimi i të cilit është të ngrihet vetëdija e qytetarëve për siguri më të madhe të ushqimit, si dhe të jepen rekomandime të qeverive, autoriteteve shëndetësore publike, bashkësive dhe individëve, që të ndërmarrin aksione në kohë për parandalimin e afro 200 sëmundjeve të cilat paraqiten si rezultat i ushqimit të ndotur, me baktere, viruse, parazitë, substanca kimike e të tjera”, tha dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. dr. Nasir Bexheti.

USHT DITA E MJEKESISE

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, por edhe Parlamenti Studentor i USHT-së, gjithmonë u kanë dhënë jehonë ngjarjeve nga fusha e shëndetësisë, duke i shënuar ato me aktivitete të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button