SHGM: Kërcënimet e Angellovit ndaj Nikollovskit, sulm ndaj lirisë së mediave
![SHGM](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/192600DD7AAEB3AFF06DEE089480CDA0.jpg?fit=400%2C267&ssl=1)
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë i vlerëson se kërcënimi verbal i liderit të “Dostoinstvo-s”, Stojanco Angellov, drejtuar redaktorit të Netpres-it, Dejan Nikollovski, paraqet sulm ndaj medieve dhe gazetarëve.
SHGM fton gazetarët ta respektojnë Kodin etik të gazetarëve dhe të mos lejojnë që të hyjnë në kalkulimet e partive politike.
Nga SHGM theksojnë se gazetarët duhet të ndihmojnë në tejkalimin e krizës, dhe jo edhe më tepër ta thellojnë atë.