Erdogan nesër viziton Teheranin
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nesër viziton Teheranin ku pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë, pavarësisht tensioneve të fundit në lidhje me operacionin e bombardimeve të udhëhequr nga sauditët në Jemen.
Erdogan mbështeti publikisht aksionin kundër rebelëve Huthi, aleatë të Iranit, madje kritikoi Teheranin se po përpiqej të dominonte në rajon.