Panair për punësim dhe karrierë “Kontakt 2015”

­ Panair për punësim dhe karrierë “Kontakt 2015” do të mbahet sot në Fakultetin teknologjik­metalurgjik në organizim të parlamenteve studentore të Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji informatike, në Fakultetin për shkenca të informatikës dhe inxhinieri kompjuterike, të Fakultetit Mekanik dhe Teknometalurgjik. Panairin do ta hapë zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike Marta Arsovska­Tomovska.

Qëllimi i ngjarjes është t’i lidhë punëdhënësit me studentët, përmes mundësimit të promovimit direkt të kompanive, si dhe prezantimit të përvojave dhe njohurive të studentëve. KONTAKT është panair për punësim dhe praktikë, i cili u mundëson studentëve të njihen me mundësitë të cilat i ofrojnë kompanitë në treg, përmes kontaktit direkt me përfaqësuesit e kompanive. Në këtë mënyrë, studentët mund të njihen me mënyrën e punës së kompanive dhe kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë për punësim dhe fitim të punës praktike.

Kompanitë të cilat do të marrin pjesë në këtë ngjarje, përmes kontrollit në njohuritë dhe mjeshtërive të studentëve, në mënyrë të lehtë do të mund të bëjnë një selektim të kuadrit i cili u nevojitet dhe u mundëson një inkuadrim të lehtë dhe të shpejtë deri te profili i studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button