Mirëseardhje solemne për studentët e ri në USHT-Kërçovë

Universiteti Shtetëror i Tetovës sot bëri hapjen solemne të vitit akademik 2013-2014, për të pritur dhe për tu dëshiruar studime të mbara studentëve të ri. Shënimi i kësaj ngjarje filloi në rektoratin e USHT-së në Tetovë për të vazhduar edhe në qytet tjera.

Ky universitet tashmë disa vite funksionon me disa fakultete të disperzuara.  Edhe në Kërçovë, hapjen solemne të këtij viti akademik e bëri Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ju uroj studime të mbara dhe të studentëve të cilët janë regjistruar në vitin e parë në fakultetet me të cilat USHT disponon në Kërçovë.

Ahmeti, shprehi kënaqësinë që gjendet në Kërçovë dhe tregoi se arsyeja që ai zgjodhi të jetë vetë prezent edhe këtu, është si pasojë e konsideratës së madhe që ka për këtë qytet dhe kënaqësinë që ajo për herë të parë udhëhiqet nga një shqiptar.

Fjalë  përshëndetëse mbajti edhe Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Arbër Çeliku, nga Kërçova.

USHT i disperzuar në Kërçovë është në vitin e pestë të funksionimit të saj dhe është e vendosur në ish kazermën ushtarake në një objekt të rindërtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button