Kryeministri i ri, Edi Rama nis sot vizitën dyditore në Bruksel

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë sot një vizitë dyditore në Bruksel. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ai do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.

Rama do takohet si fillim me kreun e PE-së, Martin Schultz e më pas ai do të mbajë një fjalë në Komisionin e Jashtëm të PE.

Në vijim të vizitës, Rama dhe ministrat Bushati e Gjosha do të takohen me Presidentin e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen dhe me Kryekomisionerin për Zgjerimin, Stefan Fule. 

Lajme të ngjashme

Back to top button