Helmimi me barna – trend në Pollog

Dashuria e pakthyer, problemet familjare dhe financiare e rritën numrin e tentimeve për vetëvrasjeve në rajonin e Pollogut.

Nga fillimi i vitit, në rajonin e Gostivarit 11 persona kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje, që shtë rreth tre herë më shumë se vitin e kaluar.

“Janë regjistruar 11 tentime për vetëvrasje, prej të cilave 10 janë helmime me barna, më të shumti antidepresivë dhe një rast i prerjes së damarëve”, informon zëdhënësi i SPB-së së Tetovës, Marjan Josifovski.
Vetëm gjatë javës së kaluar tre gostivarase në moshë të ndryshme janë dërguar në Departamentin e urgjencës, pasi kanë pirë sasi të madhe të antidepresivëve.

Gjendja e është e ngjashme edhe në Tetovë. Këtu, përveç barnave, individët kanë përdorur edhe mjete toksike për higjienë shtëpiake.

“Në këtë periudhë në Pollog janë regjistruar edhe 15 vetëvrasje, kryesisht me varje, dy raste me përdorim të armës së zjarrit dhe një mbytje. Prej tyre, pesë janë në rrethin e Gostivarit. Vjet për gjithë vitin, numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në rajonin e Pollogut ishte dhjetë”, informon policia.
Sipas statistikës, numri më i madh i personave të vetëvrarë janë meshkuj të moshës mbi 25 vjeçare, ndërsa tentim për vetëvrasje me barna më shpesh kanë bërë gratë dhe vajzat në moment çrregullimi dhe depresioni. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button