Prej nesër fluturime të lira nga Shkupi deri në Gjenevë

TAV Maqedoni dhe Swiss promovuan linjën e drejtpërdrejtë nga Shkupi për në Gjenevë. Fluturimi i parë do të realizohet nesër kurse nga java e ardhshme fluturime do të ketë dy herë në javë, të martën dhe të shtunën. Nga aeroporti i Shkupit për në Zvicër deri tani ka fluturime për në Cyrih dhe Bazel. Çmimi fillestar për një biletë në një drejtim kushton 40 euro. Sipas drejtorit të TAV Maqedoni si dhe kompanisë zvicerane për fluturim mes tjerash, do të mundësohet edhe zhvillimi turistik i Maqedonisë por edhe do të plotësohen kërkesat e shumta të qytetarëve për të parë bukuritë zvicerane.

“Ne vazhdimisht po e zgjerojmë rrjetin tonë të fluturimeve. Gjeneva, Evropa Qendrore dhe Lindore tani për tani janë fokusi jonë i zgjerimit për shkak se jemi të bindur se ky rajon si treg ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim. Në vendin tuaj shohim shumë potencial për turizëm dhe rekreacion për shkak të bukurive natyrorë që i posedon Maqedonia si Liqeni i Ohrit dhe kryeqyteti Shkupi, që posedon pasuri të shumta kulturore, historike”, tha  drejtor i “Swiss” Bernard Bodl.

Lajme të ngjashme

Back to top button