MASH: Konkursi për regjistrimin e nxënësve, plotëson kërkesat e prindërve

Këshilltari i ministrit të Arsimit Safet Neziri, deklaroi se konkursi për regjistrimin në shkollat e mesme përpilohet komfor kërkesave të prindërve por edhe investitorëve të huaj, të cilët janë të interesuar për kuadro profesional.

‘Në bazë të këtij konkursi dhe në bazë të gjitha analizave të ekspertëve të ndryshëm, edhe nga MASH edhe nga qyteti i Shkupit, si themelues të cilët kanë të bëjnë kryekëput me analizat për regjistrimin në shkollat e mesme në qytetin e Shkupit, ka ardhur deri në konstatim dhe rrumbullakim, me një bashkëpunim të ndërsjellë që kemi pas MASH dhe qyteti i Shkupit, për ta shpallur këtë konkurs i cili vlen për vitin shkollor 2015-2016. Në bazë të këtij konkursi ne kemi tentuar ti plotësojmë të gjitha ato nevojat edhe të prindërve edhe të shkollave, por ta kemi parasysh edhe kërkesat e investitorëve të huaj’, deklaroi Safet Neziri, këshilltar i ministrit të arsimit.

Ndihmës drejtori i Shkollës së Mesme, Arseni Jovkov Nazmi Rrahamani tha se një paralele shtesë për nxënësit shqiptarë mjafton për të penguar dukurinë e regjistrimit të shqiptarëve në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button