Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov për vizitë në Shqipëri, takim me Ramën

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e pestë rajonal presidencial në Durrës, Republika e Shqipërisë.
Sipas axhendës, presidenti Ivanov sonte do të jetë i pranishëm në darkën solemne, të cilën për pjesëmarrësit në Samit e organizon organizatori, presidenti shqiptar Bujar Nishani.
Në ditën e dytë të Samitit, shefi i shtetit të Maqedonisë do të ketë fjalim të vetin, ndërsa është parashikuar të realizojë edhe disa takime dypalëshe.

Nga Durrësi, presidenti Ivanov do të udhëtojë për në Tiranë ku do të realizojë takim me përfaqësues të pakisë nacionale maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Shefi i shtetit të Maqedonisë, siç informojnë nga Kabineti i tij, të mërkurën në Tiranë do të ketë takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button