Kush ka qenë i blerë me miell gjatë zgjedhjeve, vet e ka gatuar ardhmërinë e tij

Kapixhik nr. 131, e hënë, 16 Shtator

Arsim Zekolli, kolumnë- “Rashomoniadë miellore”, Utrinski Vesnik
Pas aq cirkuseve zgjedhore dhe traumave post-zgjedhore, qytetarëve të vogël dhe të këndshëm të Maqedonisë dhe Kosovës duhet t`u thuhet me zë të lartë dhe të qartë: votuat? Shikoni! Dhe tani ndajeni fajin për vendimet e juaja. Shtatë ditët në Bllacë e zbuluan realitetin tonë të ashpër, në të cilën fqinjët ngadalë po e mbyllin rrethin rreth burgut të vetë-imponuar të Gruevskit.

Daut Dauti, kolumnë- “Ajvar, boronica dhe zijan maqedono-kosovar”, Dnevnik
Më duket se sjellja e brendshme në kornizat ndërkombëtare, prapë se prapë solli dëm të madh. Dhe kush e pagoi dëmin më të madh nga të dy anët e kufirit? Biznesmenët Shqiptarë!

Aljosha Simjanovski, kolumnë- “24/12/2012 – Ndodhi parlamentare me karakter të bashkëjetuar”, Utrinski Vesnik 
Thellë po gënjejnë veten ata të cilët i deklarojnë qytetarët si mendjelehtë, të paaftë, pa kapacitet demokratik dhe rezonim. Çdokush  sot mund të ndjek transmetim të drejtpërdrejtë të Parlamentit apo ndonjë ngjarje tjetër, dhe të nxjerrë konkluzionet dhe përfundime vet.

Dimitar Grumar, kolumnë- “Walter mbron Qendrën”, Dnevnik
Qysh në hyrje në komunën e lirë Qendër kthej shikimin,si ai radari i aeroportit të ri të Shkupit të cilin ndërtoi okupuesi, mos rastësish e shoh Walterin tonë. Ai është i padukshëm, por e dukshme është kënaqësia që edhe ne, pas 70 vite ne kemi një Walter, e jo vetëm banorët e Sarajevës.

Sotir Kostov, kolumnë- “Krimi është krim edhe kur ai bëhet në emër të revolucionit”, Dnevnik
Totalitarizmi dhe tirania revolucionare e regjimeve fashiste, naziste dhe marksiste-leniniste, mund vetëm të shpjegohen përmes ideologjisë që i ka krijuar dhe terrorit të kryer.

Milena Atanasoska-Manasieva, komenti- “Ana e mirë e të keqes”, Dnevnik
Edhe në shtetet e BE-së ka tendencë për të zvogëluar numrin e nxënësve në një klasë. Hulumtimet ndërkombëtare tregojnë se nxënësit nga klasat të vogla, janë më të mire në testimet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button