Milani bëhet i kinezëve

Milani i është shitur kinezëve. Lajmi raportohet nga agjensia “Askanews” që konfirmon se si vetë Silvio Berlusconi e ka pranuar një gjë të tillë.
“Shitja e 75% të aksioneve të Milanit te kinezët është fakt i kryer tashmë. Duhen edhe disa muaj për të zbardhur detajet”.
Këto janë fjalët e presidentit kuqezi që si garanci ka kërkuar edhe qëndrimin e vajzës së tij, Barbara, në rolin e Administratores së Deleguar të klubit, raporton Portali Albeu.
Kostoja e operacionit duhet ti kalojë një miliard euro dhe ndopshta mund të arrijë në një miliard e gjysmë.
Ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubi kuqezi si dhe nuk dihet se kush është miliarderi kinez që ka blerë aksionet e klubiz.

Lajme të ngjashme

Back to top button