Ish-kryeministri italian Berlusconi sërish në spital

Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Partisë partnere në pushtet Forza Italia, Silvio Berlusconi sërish është shtruar në spital, transmeton Anadolu.

Siç raporton kanali italian “Rainews24”, 86-vjeçari Berlusconi, këtë mëngjes është vendosur nën trajtim në spitalin San Raffaele në Milano për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Trajtimi i Berlusconit vazhdon në njësinë e kujdesit intensiv të kirurgjisë kardiovaskulare.

Gjithashtu edhe agjencia ANSA ka shkruar se gjendja ish-kryeministrit është stabile.

Silvio Berlusconi, më 27 mars u shtrua për kontroll në spitalin San Raffaele dhe tre ditë më pas më 30 mars doli nga spitali.

Politikani italian me përvojë, edhe në janar 2022 u shtrua në spitalin San Raffaele dhe qëndroi për kontrolle 8 ditë.

Berlusconi, emri që ka kryer detyrën e kryeministrit për periudhën më të gjatë në Itali gjatë viteve 1994-2011, u prek nga COVID-19 në shtator 2020 dhe u shërua pas një trajtimi dy javësh.

Në dalje të spitalit, Berlusconi bëri komentin “Arrita t’ia hedh edhe kësaj here”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button