Kirby: Mes Kosovës dhe Serbisë po krijohet hapësira për përparim

Ambasadori amerikan ne Serbi, Michael Kirby ka thënë se qeveria e Serbisë është duke punuar që të dëgjohet sa më shumë zëri i serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ndërsa sa i takon çështjes së realizimit të të drejtave të serbëve në institucionet e Kosovës ai ka thënë të dyja palët kanë nevojë të ndërtojnë besimin te njeri-tjetri, citon Telegraf të përditshmen Novosti.

“Mendoj se po krijohet hapësira për përparim, por le të presim të shohim se çfarë do të ndodhë më 3 nëntor, për kur janë caktuar zgjedhjet, dhe se si do të reagojnë njerëzit pastaj me dalje në vendvotime”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button