Mbaroi lufta tregtare Kosovë – Maqedoni, hapet kufiri

Qeveria e Shkupit dhe Prishtinës kanë miratuar vendimet për heqjen e këtyre barrierave dhe embargove, që për një javë pamundësuan eksport – importet e mallrave midis dy vendeve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. 

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini në mesnatë vizitoi pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë, për t`u vërtetuar drejtpërdrejt lidhur me normalizimin e situatës dhe lëvizjen e lirë për mallrat dhe qytetarët midis dyja vendeve.  Gjithashtu në pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë ishte edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila. 

“Nga mesnata sonte, shfuqizohet vendimi për importin e mallrave nga Maqedonia si dhe hiqet taksa për individë dhe mjete transporti nga ana e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës. 

“Pas një jave bllokade të lëvizjes të lirë në dy anët e kufirit sot në orën 00:00 u lirua kufiri Kosovë – Maqedoni për qarkullimin e mallrave por janë hequr edhe taskat për kosovarët dhe jan eliminuar pengesat në rrugë që kanë penguar lëvizjen e lirë. Ka qenë një javë jo e lehtë, kemi qenë në kontakt edhe me qeverinë e Maqedonisë dhe i falënderoj për bashkpunim.
Falënderojë të gjithë që kanë qenë të përfshirë në këtë zgjidhje të situatës. Ky ishte një process që do të na ndihmoj të mos kemi barriera në të ardhmen”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Në anën tjetër homologu i saj, nga Maqedonia, Valon Saraçini, ka shtuar se kërkonë falje nga të gjithë shqiptarët të cilët kanë pësuar më së shumti nga kjo situatë.

“Kënaqësi e veqantë që jam me ministren Lila sot këtu pasi që jemi mbledhur simbolikisht për të hequr mosmarveshjet në mes dy shteteve të cilat tashmë janë kaluar.

Kufiri është liruar. Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira ekonomike dhe politike dhe duhet të punojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë këtë bashkpunim.

Kërkojë falje nga të gjithë shqiptarët që pësuan nga ky bllokim dhe shpresoj që në të ardhmen të mos ketë më situate të tilla”, ka thënë Saraçini.

Lajme të ngjashme

Back to top button