A është duke shkuar Messi drejt dështimit?

Argjentina tashmë ka siguruar vend në botërorin Brazil 2014, por kjo nuk do të thotë që super ylli Lionel Messi nuk ka ndeshje tjera për të luajtur.

Presidenti i federatës Argjentinase Julio Grondona tha për media se Messi mund të pushojë këtë dy ndeshje për shkak se i duhet për më vonë.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për fansat e Barcelonës dhe vetë Messin i cili po vuan disa dëmtime këto 5 muaj.

Në fund të marsit të këtij viti Messi luajti 90 minuta të plota për Barcelonën kundër Celta Vigo’s. Ai shënoi një herë në barazimin 2-2 me këtë ekip duke shënuar për golin e 43 në la liga për këtë sezon.

Pak ditë më vonë, ai ishte në fushë vetëm për 45 minuta, në ndeshjen që Barça pati kundër PSG-s në Ligën e Kampionëve, ai po vuante nga lëndimi i gjurit. Edhe pse Barcelona u mundu shumë që ai të shërohet shpejt, nuk ia arriti deri në fund të sezonit, ku gjithashtu nuk u shërua plotësisht.

Argjentinasi mungoi 3 ndeshje në ligë, hyri në 2 prej tyre si zëvendësim, luajti 70 minuta kundër Atletico Madridit dhe mungoi në tre ndeshjet kryesore në sezon për shkak të lëndimit.

Mungesa e tij u vërejtë shumë, këtë më së miri e tregon fakti kur Bayerni e mposhti Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 7-0, ku Messi ishte ende në procesin e shërimit të tij dhe nuk mund të ndikonte në lojë.

Ai nuk është shëruar ende plotësisht dhe presioni që po ushtron ai drejt vetes së tij mund ta dërgoj atë drejt dështimit, llogaritet që ai duhet të pushojë deri sa të shërohet plotësisht , por siç duket konkurenca e bën të veten, pasi Neymar mund ta zëvendësojë atë shumë shpejt nëse vazhdon kështu.

Lajme të ngjashme

Back to top button