Banorët e Podgorcës lajmërojnë protesta radikale

Banorët kërkojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve rreth prerjes dhe transportit të druve nga ana e ndërmarrjes malore “NP Pyjet e Maqedonisë”.

Nëse nuk zgjidhet problemi me prerjen masive të druve në fshatin e Strugës, Podgorcë, deri në fund të javës së ardhshme, banorët lajmërojnë protesta radikale.

Ata thonë se për një kohë të shkurtër  është vjedhur një mijë kub metër dru. Për këtë problem është mbledhur edhe Këshilli i fshatit Podgorcë, pas kërkesës së një grupi të qytetarëve më të vetmen rend dite, prerja e druve në këtë fshat.

“Në këtë mbledhje të përbashkët të banorëve dhe përfaqësuesve zyrtarë të policisë pyjore, u konstatua se është bërë në mënyrë të padrejtë prerja e druve të markuar. Ky problem zgjatë një kohë të gjatë dhe se ngjarjet e fundit janë vetëm kulminacioni rreth prerjes së druje”, thonë nga bashkësia lokale e fshatit Podgorcë.

Lajme të ngjashme

Back to top button