Marihuanë dhe armë janë gjetur në veturën e një tetovari

Marihuanë dhe armë pa plumba, policia e Tetovës ka gjetur gjatë një kontrollit të një veturës “Opel Calibra” me targa të Tetovës gjatë orës 3 të mëngjesit, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informatave të tij, në veturën e parkuar në bulevardin “Marshal Tito”, kanë qenë V.A (21) nga Tetova dhe M.L (18) nga Kosova, i cili është edhe shtetas amerikan.

Tek kosovari janë gjetur një qese me hashish me materie ende të panjohur dhe një cigare e bërë nga materia e njëjtë, ndërsa nën karrigen e veturës është gjetur një armë me të kalibrit të panjohur me numër të dëmtuar serik, por pa plumba.

Gjërat e konfiskuara do futen në ekspertizë, ndërsa dy djemtë janë arrestuar dhe janë mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së rastit kundër tyre do të ngriten parashtresa shtesë, ka thënë Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button