Ja reagimi i ministrit Janakievski ndaj “bombës” së fundit të Zaevit

Në “bombën” e fundit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili shpalosi biseda në të cilat dëgjohet se kryeministri Nikolla Gruevski dakordon provizion me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. Ky i fundit në profilin e tij në Facebook publikoi deklaratën e zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski në të cilën thekson se bisedimet janë të montura dhe se në fakt ata dakordojnë uljen e çmimit për ndërtimin e autostradës e jo provizion.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të jenë krenar për këtë projekt. Po ndërtohen dy autostrada në pjesën e shtetit ku asnjëherë nuk ka pasur autostrada, që do të thotë zhvillim të madh të shumë pjesëve, lidhjen e shtetit në mënyrë të barabartë. Ne do të tentojmë të bëjmë edhe një autostradë gjatë periudhës së ardhshme. Sërish do të theksoj se procesi është zhvilluar nivelin më të lartë profesional dhe rezultatet e arritura janë të atilla që ne mund të jemi krenar, qëndron në statusin e Janakievskit deklaratën e dhënë nga Peshevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button