Rama: Po diskriminohen shqiptarët në Maqedoni

Nga Prishtina, kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar diskriminimin institucional që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni. Ai ka thënë se shqiptarët në Maqedoni po tregohen afirmativë dhe kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë.

“Por, Kosova është treguar shumë afirmative dhe 3 qind e serbëve në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve në Maqedoni, por kjo është çështje që vet lidershipi shqiptar mund t’i marrë vendimet që u takojnë për të ardhmen integruese atje dhe pozicionin e tyre’, ka thënë Rama, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka theksuar se në të njëjtën kohë është inkurajues fillimi i kontaktit të drejtpërdrejtë për temat në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në anën tjetër, Hashim Thaçi theksoi se të gjithë shqiptarët në rajon po rehatohen gradualisht në cilindo shtet që jetojnë, ndërsa premtoi se do të ketë angazhim për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button