Digjen dy vetura në Çair

Dy vetura janë djegur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Kemal Sejfulla” në Çair të Shkupit. Një veturë e markës “Opel Vectra” është djegur tërësisht, ndërsa nga flakët e saj ka pësuar edhe një veturë e parkuar para saj e markës “Reno”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, transmeton Alsat-M.

Pronari i veturës “Opel Vectra” thotë se vetura ka qenë në funksion të mirë dhe se nuk i di shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

“Vetura ka qenë e parkuar këtu prej dje pasdite, 4 e gjysmë. Nuk e kam prekur deri në mëngjes në orën 5 kur erdhën fqinjët më treguan që është djegur vetuar. Kur zbrita poshtë zjarrfikësit ishin këtu dhe vetura ishte e fikur. Prej orës 5 këtu, erdhi policia. Se çka, si, tek, nuk e di as vet”, u shpreh pronari i makinës së djegur.
Pronari thotë se nuk ka pasur mosmarrëveshje e as kërcënime nga askush dhe nuk beson që vetura ti jetë djegur me qëllim.

“Jo, nuk ma merr mendja. Nuk i kam askujt borxh, as në bela nuk jam me asnjeri, kështu që nuk dyshoj askund. Nuk mund të hy në gjynah”, tha pronari i makinës.

Policia e krimit dhe ekspertët kanë hetuar vendin e ngjarjes dhe veturën e djegur. Pas mbledhjes së dëshmive dhe ekspertizës së tyre do të konstatojnë edhe shkaqet e përfshirjes në zjarr të veturave.

Lajme të ngjashme

Back to top button