Vullnet Ameti zgjidhet Rektor i USHT-së

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur sot  me votim të fshehtë  dhe të drejtpërdrejt për rektor të USHT-së, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar zgjodhi ushtruesin e deritashëm të detyrës së rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Për zgjedhjen e Prof. Dr. Vullnet Ameti, rektor të USHT-së, nga numri i përgjithshëm prej 23 votash, 22 anëtarë të Senatit votuan PRO, kurse, një votë nga Komisioni Zgjedhor u shpall e pavlefshme.

“Përgjatë këtij viti, nën udhëheqjen e Rektorit, Prof. Dr.Vullnet Ameti, USHT ka bërë përparime të mëdha në shumë drejtime, si:  Ndërkombëtarizimin e universitetit, reformimin e planeve dhe programeve mësimore, zbatimin e Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive ,këmbimin e studentëve dhe stafit akademik me universitetet ndërkombëtare, krijimin e infrastrukturës moderne, rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së studimeve, zgjerimin e rrjetit të studimeve të disperzuara në shumë qytete të vendit, krijimin e kushteve hapësinore, përurimin e godinës së re universitare, e cila është vepra më madhore e gati dy dekadave të funksionimit të Universitetit tonë, dhe janë realizuar edhe shumë projekte tjera që e ngrenë këtë institucion në nivel të universiteteve më prestigjioze në nivel regjional dhe ndërkombëtar.  Listës së sukseseve të derisotme mund t’i bashkëngjisim edhe dhjetëra veprimtari të tjera shkencore që i bëjnë nder këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë” tha me këtë rast, zëdhënësi i USHT-së, Selam Sulejmani.

Kundërkandidati i Ametit ishte Prof. dr. Fauzi Skenderi. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button