“Civil” pyet kush është kompetent për parregullsitë serioze zgjedhore

Kush në këtë vend është kompetent për parregullsitë serioze zgjedhore pyet organizata joqeveritare “Civil” duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ) i cili u deklarua se nuk është kompetent për të diskutuar për parregullsitë zgjedhore.

Dhe, përderisa bombat politike të liderit të opozitës Zoran Zaev shkaktuan reaksione të fuqishme në publikun e vendit dhe atij ndërkombëtar, institucione kulmore dhe figura politike në botë reagojnë në informatat shokuese, ndërsa Civili u shpreh se bombat janë edhe një dëshmi e hidhur e raporteve – KShZ është jokompetent. Propozimet e kryetarit të KShZ-së, të cilin e zgjedh opozita – thjesht nuk kalojnë.Imponohet pyetja a është vendosur kontroll edhe mbi KShZ-në dhe me këtë, funksioni kryetar, edhe pse është nga opozita, shpeshherë është vetëm formal dhe s’mund të kontribuojë në përmirësimin e proceseve zgjedhore në vend. Kush në këtë vend është kompetent për parregullsitë serioze zgjedhore? Ky reagim i KShZ ndërlidhet me qëndrimin se parregullsitë të cilat i paraqiti Civili natën pas mbylljes së kutive votuese më 27 prill 2014, si dhe raporti i detajuar për parregullsitë, keqpërdorimet dhe shkelja e ligjit zgjedhor  të Kodit Zgjedhor – thuhet në reagimin e OJQ-së “Civil ”

Civili vazhdon me përpjekjet për të dhënë kontribut drejt përmirësimit të proceseve zgjedhore sipas standardeve demokratike dhe në mbrojtje të së drejtës së votimit dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Raport nga vëzhgimi i gjendjeve me të drejtën e votimit dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë do të prezantohet në debatin e thirrur javën e ardhshme, më 31 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button