Lupço Zikov dorëhiqet nga kreu i Aleancës për Maqedoni pozitive

Lupço Zikov ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Aleancës për Maqedoni pozitive. Ai deri te Këshilli i partisë ka deponuar dorëheqjen ku mes tjerash thuhet se është i pakënaqur nga funksionimi i partisë.

“Dorëheqjen e ofroj bashkë me një numër të madh të anëtarëve të Këshilli ekzekutiv. Vlerësimi im dhe I jonë ishte se nuk ekziston mënyrë e shpejtë e tejkalimit të problemeve dhe bllokadave në Aleancës…”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Zikovit. Në këtë parti bën pjesë edhe ish kryeministri I LSDM-së, Vllado Buçkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button